
Chiellini: Totti e meritonte ‘Topin e Artë’ me shumë se Oweni dhe Shevchenko
28 qershor 2020
| 16:47
Giorgio Chiellini ndoshta e ka publikuar para kohe librin autobiografik “Io, Giorgio”. Në të ai shkruan histori të ndryshme dhe mendime për futbollistë që ende vazhdojnë të luajnë, sikurse edhe vetë ai.
Kapiteni i Juventuesit ka prekur një temë që do t’i tërbojë tifozët e Milanit. Bëhet fjalë për “Topin e Artë” që, sipas italianit, duhet ta kishte fituar edhe Francesco Totti. Gjithsesi analogjia që përdor, duke futur në lojë emrat e Owen dhe Shevchenko, me siguri do të hapë polemika në Itali. “Totti mund ta fitonte ‘Topin e Artë’ përpara se Messi e Ronaldo vendosën diktaktin. Ua kanë dhënë lojtarëve si Owen e Shevchenko, lojtarë të mëdhenj, por sigurisht jo më të mëdhenj se Totti”, shkruan Chiellini në librin autobiografik.