Chiesa: Shqipëria ka një avantazh, na njeh shumë mirë
Federico Chiesa pritet të jetë mbështetja kryesore për Gianluca Scamaccan në sulmin e “azzurrëve” këtë “Euro 2024”. Sulmuesi i Juventusit, i cili ka qenë këto ditë edhe në qendër të merkatos, me mediat italiane që kanë folur për një interes të Romës për të, ka folur për ndeshjet e kombëtares italiane në këtë evropian dhe sigurisht edhe për përballjen me Shqipërinë.
“Pas Shqipërisë ne do të luajmë kundër Spanjës dhe Kroacisë, e dimë se çfarë do të thotë që të luash kundër këtyre rivalëve. Kroacia ka marrë rezultate fantastike, sidomos në Botëror. Ka lojtarë të shkëlqyer. Shqipëria na njeh mirë, ata e dinë se çfarë do të thotë futbolli italian, do të jetë shumë e vështirë kundër tyre, duhet të fokusohemi”, ka thënë Chiesa.
Në fund ai theksoi se e shikon veten shumë mirë, në repartin ofensivë me Scamaccën, me të cilin ka edhe një miqësi shumë të mirë edhe jashtë fushës së lojës.