Chievo befason Romën

16 shtator 2018 | 14:37

AS Roma e ka lëshuar fitoren nga duart, pasi barazoi në ndeshjen ndaj Chievo Verona (2-2).

Vendasit krijuan epërsinë e dy golave nëpërmjet Stephan El Shaarawy (10) dhe Bryan Cristante (30), por mysafirët u rikthyen në pjesën e dytë dhe shënuan golat e barazimit. Në minutën e 57-të, Valter Birsa realizoi për 2-1, kurse rezultatin e barazoi Mariusz Stepinski, shtatë minuta pa përfunduar ndeshja.

Shqiptari Përparim Hetemaj u aktivizua në lojë në pjesën e dytë dhe me aktivizimin e tij ndryshoi edhe loja e Chievos.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irina Shayk pa dyshim se është një nga femrat më…