Chollet bisedon me Kurtin: Tani na duhet zbatimi i planit franko-gjerman
Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nëpërmjet një telefonate, ku ka thënë se e mirëpret pranimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë këshilltari i lartë i DASH-t.
Chollet ka kërkuar zbatimin e këtij plaini në mënyrë që të dyja vende të përfitojnë.
“Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet”, ka shkruar në “Twitter” Chollet.
Spoke with PM @albinkurti today. We welcome Kosovo’s decision to accept the EU proposal for normalized relations with Serbia through the EU-Facilitated Dialogue. Now we need implementation to secure significant benefits to both countries.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 10, 2023