![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/Capture-256-600x360-1.webp)
Chollet dhe Lajçaku u takuan, folën për qetësimin e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë
22 qershor 2023
| 08:07
Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.
Chollet tha se në takimin me Lajçakun kanë biseduar për deeskalimin e situatë në Kosovë dhe rrugën e Ballkanit drejt BE-së.
“Takim i mrië me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak ku folëm rreth angazhimit të përbashkët për deeskalimin e situatës në Kosovë dhe Serbi dhe mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, shkroi Chollet në Twitter.