Chollet i telefonon Kurtit, i kërkon ta pranojë propozimin evropian

25 janar 2023 | 08:44

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mbrëmë ka telefonuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar që Kosova ta pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Chollet, në një cicërimë në Twitter, tha se temë tjetër kryesore gjatë bisedës me Kurtin ishte partneriteti dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian e euroatlantik të Kosovës.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”, ka shkruar Chollet.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar Chollet bashkë me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishin për vizitë në Kosovë, ku u takuan me krerët institucionalë të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chris Hipkins është betuar sot si kryeministri i 41-të i…