Chollet, Osmanit: De-përshkallëzoni tensionet dhe angazhohuni urgjent në dialogun e lehtësuar nga BE-ja

19 shtator 2023 | 09:28

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka diskutuar për de-përshkallëzim dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutim i mirë me Presidenten Vjosa Osmani mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – çelësi i stabilitetit rajonal dhe integrimit në BE”, ka shkruar Chollet në platformën X.

Ndërsa Presidentja Osmani, pas takimit me Cholletin ka njoftuar se ka theksuar rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve.

“Roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, ka theksuar Osmani.

Këto takime të Osmanit me Escobar-in dhe Chollet-in, janë në kuadër të vizitës së saj në New York, ku është duke u mbajtur Sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht ç’karrierë mbërrin njeriu gjatë jetës, madje edhe nëse shkon…