Chris Martin dhe Dakota Johnson i japin fund lidhjes
18 qershor 2019
| 11:17
Chris Martin dhe Dakota Johnson janë ndarë pas 18 muajsh së bashku. Marrëdhënia raportohet se përfundoi muajin e kaluar.
Ndarja e tyre i befasoi të gjithë pasi çifti po diskutonte mundësinë e fejesës. “Ata po diskutonin për t’u fejuar, por tani thonë se vendosën të ndaheshin.
Kjo ishte një surprizë për të gjithë”, ka thënë një mik i tyre për “The Sun”. Këngëtari dhe aktorja gjithmonë kanë treguar hapur dashurinë për njëri-tjetrin.