Chris Martini mohon të jetë puthur me Dua Lipën
03 korrik 2019
| 11:29
Këto ditë ka pasur thashetheme se Chris Martini është parë duke u puthur me Dua Lipën në skenën e festivalit Glastonbury në fundjavën që lamë pas.
Por, 42-vjeçari, solisti i Coldplay, ka mohuar spekulimet se ai ka puthur 23-vjeçaren.
“Ne duam të konfirmojmë se Chris Martin dhe Dua Lipa nuk u puthën në Glastonbury dhe janë vetëm miq. Ata të dy ishin në të njëjtën zonë me një grup të madh miqsh”, ka deklaruar një përfaqësues i Chris për “Daily Mail”.