Christina Aguilera shijon turneun në Londër, shfaqet në skenë me vajzën
13 nëntor 2019
| 11:20
Ajo është duke shijuar turin e saj botëror në mbështetje të albumit të tetë, Liberation.
Ndaj Christina Aguilera bëri shfaqjen e saj në Wembley Arena në Londër, me një paraqitje familjare, ndërsa solli vajzën e saj Summer Rain bashkë me të në skenë.
Këngëtarja 38-vjeçare mbante në krah vajzën e saj, ndërsa këndonte Let There Be Love, një këngë vallëzimi nga albumi i saj i shtatë Lotus. Aguilera kishte zgjedhur të vishej me të kuqe dhe të zezë për t’i argëtuar fansat.