Christopher Hill emërohet ambasador i ShBA-së në Serbi

15 tetor 2021 | 12:15

Diplomati amerikan, Christopher Hill është emëruar ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se emërimin e ka bërë presidenti amerikan, Joe Biden.

Hill është njohës i mirë i rajonit, pasi ishte zëvendës i Richard Holbrookut, negociatorit kryesor amerikan gjatë bisedimeve në Dejton, të cilat i dhanë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, në vitet 1990.

Hilli ishte edhe i dërguar i posaçëm i ShBA-së në Kosovë. Ai po ashtu ishte ambasador në Irak, Kore të Jugut, Poloni, Maqedoni të Veriut dhe për kohë të shkurtër në Shqipëri.

Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i ShBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti Kyrie Irving është vënë shpesh në shënjestër ditët e…