Chyna nuk do t’ia dalë me padinë kundër Kardashianëve
13 maj 2018
| 13:01
Një pjesë e padisë se Blav Chyna do të hidhet poshtë, pasi një gjykatës ka vlerësuar se nuk është faji i Kardashianëve që ajo ka humbur shoun televiziv.
Sipas dokumenteve ligjore, Chyna pretendon se Kris Jenneri dhe vajzat e saj kanë kërkuar nga “E!” ta ndalojë shoun “Rob & Chyna”. Megjithatë, gjykatësi ka vlerësuar se “E!” kishte të drejtë brenda kontratës që të mos e vazhdonte serinë. Chyna mund të ndryshojë padinë në këtë rast, derisa ajo ka ende beteja ligjore me Kardashianët.