
CIA i rikthen aksesin Kievit
Presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e të dielës së Shtetetet e Bashkuara i kanë dhënë fund pauzës në ndarjen e informacioneve sekrete nga Inteligjenca e tyre me Ukrainën.
Kreu i Shtëpisë së bardhë sinjalizoi se Washingtoni po I jep akses Kievit në këto informacione jetike që përfshin edhe pamjet satelitore nga fronti I betejës ku Ukraina mund të ndjekë hap pas hapi pozicionimine e ushtarëve Rus. Donald Trump tha nga avioni presidencial “Air Force One” se pritet që të ketë një avancim ne bisedimet mes Washingtonit dhe Kievit këtë javën për arritjen e paqes në Europën lindore. Kreu I Shtëpisë së Bardhë tha për mediat se më e rëndësishme se nënshkimi I marrëveshjes së mineraleve apo rikthimi I ndihmave ushtarake për Ukrainën është arritja e paqes.
Burime nga Shtëpia e Bardhë kanë treguar për Agjencinë e Lajmeve Reuters dhe median britanike BBC se Washingtoni ka marrë zotimin e Ukrainës për të përparuar me bisedimet e paqes. Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky ndodhet këtë të hënë në Arabinë Saudite për të mbajtur bisedime me Princin e Kurorës, një vizitë kjo e planifikuar më parë. E marta do të jetë edhe dita zyrtar e nisjes së negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Në tryezën e bisedimeve nga pala Ukrainase do të jenë Shefi i Shtabit të Zelenskyt Andriy Yerman, këshilltari I sigurisë Kombëtare, Ministri I Jashtëm si dhe ai I mbrojtjes.
Nga Washingtoni drejt Riadit për bisedimet me Ukrainën kanë udhëtuar Sekretari Amerikan I Shtetit Marco Rubio si dhe Këshilltari I Sigurisë Kombëtare Mike Waltz.
Takimi mes delegacionit Ukrainas dhe atij Amerikan vjen pasi muajin e shkuar Washingtoni mbajti bisedime per fundin e luftes me Mosken, duke lenë Ukrainën jashtë tryezës. Ky hap shkaktoi zemërim në Kiev dhe perëndim dhe situata pasoi me një përplasje mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe atij Ukrainas në Zyrën Ovale.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi kryesor ushtarak dhe financiar I Ukrainës në tri vite luftë që ky vend ka bërë për liri. Donald Trump, presidenti Amerikan e kishte bërë të qartë përpara se të merrte zyrtarisht mandatitn se fundi I luftës në Europën Lindore do të ishte një ndër prioritetet më të rëndësishme të tij.