CIA jep të dhëna për numrin e rusëve të vrarë në Ukrainë
21 korrik 2022
| 11:19
Drejtori i CIA-s, Bill Burn ka thënë se rreth 15 mijë rusë janë vrarë në përpjekje për ta pushtuar Ukrainën.
E sipas tij numri i të plagosurve mund të ketë shkuar te 45 mijë, raporton Al Jazeera.
Pushtimi rus në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të këtij viti. Rusia e ka pushtuar pjesën më të madhe të lindjes së Ukrainës. Por rezistenca ukrainase është duke vazhduar.