CIA paralajmëron Izraelin: Irani mund t’ju sulmojë brenda 48 orëve
CIA ka paralajmëruar Izraelin, se Irani mund të tentojë një sulm ndaj shtetit hebre gjatë 48 orëve në vijim, si reagim për bombardimet në konsullatën e tij në Damask të Sirisë.
Sipas mediave, sulmi nga Teherani mund të ndodhë me një shi raketash dhe dronësh ndaj bazave dhe zonave strategjike brenda izraelit.
Frikën për një zgjerim të luftës në Lindjen e Mesme e shton më shumë kërcënimi nga lideri suprem i Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, se do “t’i bëjë sionistët të pendohen për sulmin në Damask”.
“Ky dështim i izraelit në Gaza do të vazhdojë, po ashtu edhe këto përpjekje të dëshpëruara në Siri.
Sigurisht, ne do t’u japim atyre një shuplakë për këtë veprim. Ata kanë rënë në kurthin e tyre dhe nuk ka shpëtim.
Çdo ditë që regjimi sionist vazhdon që të jetë në Gaza aq më afër do të jetë rënia dhe shkatërrimi i tij”, tha Ali Khamenei, lider suprem i Iranit.
Marrë shkas nga kërcënimet, Izraeli ka nisur me ndryshimin e qëllimshëm të shërbimeve GPS në të gjithë vendin, siç thuhet, për të parandaluar sulme të mundshme me raketa e dronë nga Irani.
Një tjetër masë e ndërmarrë nga shteti hebre është ajo e thirrjes së rezervistëve të mbrojtjes ajrore për shërbim në ushtri dhe e anulimit të të gjitha lejeve për forcat e armatosura. Përkundër situatës së tensionuar, sulmet në Gaza nuk kanë ndalur.