CIA tani mbështet teorinë se Covid-19 rrodhi nga laboratori
CIA tani beson se virusi përgjegjës për pandeminë e koronavirusit ka shumë të ngjarë të ketë origjinën nga një laborator, sipas një vlerësimi të publikuar të shtunën që drejton gishtin nga Kina edhe pse pranon se agjencia e spiunazhit ka “pak besim” në përfundimin e saj.
Zbulimi nuk është rezultat i ndonjë inteligjence të re dhe raporti u përfundua me urdhër të administratës Biden dhe ish-drejtorit të CIA-s, William Burns, shkruan The Guardian.
Ai u deklasifikua dhe u bë publik të shtunën me urdhër të të zgjedhurit të presidentit Donald Trump për drejtimin e agjencinë, John Ratcliffe, i cili u betua si drejtor të enjten.
Ky vlerësim sugjeron që agjencia beson se tërësia e provave e bën origjinën laboratorike më të mundshme sesa origjinën natyrore. Por aty gjithashtu thuhet se provat janë të mangëta, jo bindëse ose kontradiktore.
Raportet e mëparshme mbi origjinën e Covid-19 kanë qenë të ndara nëse koronavirusi doli nga një laborator kinez, ndoshta gabimisht, apo nëse ai u shfaq natyrshëm. Vlerësimi i ri nuk ka gjasa të zgjidhë debatin. Në fakt, zyrtarët e inteligjencës thonë se mund të mos zgjidhet kurrë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga autoritetet kineze.
CIA “vazhdon të vlerësojë se skenarët e lidhur me kërkimin dhe origjinën natyrore të pandemisë Covid-19 mbeten të besueshme”, shkroi agjencia në një deklaratë në lidhje me vlerësimin e saj të ri.
Në vend të provave të reja, përfundimi u bazua në analizat e reja të inteligjencës rreth përhapjes së virusit, vetive të tij shkencore dhe punës dhe kushteve të laboratorëve të virologjisë në Kinë.
Ligjvënësit kanë ushtruar presion mbi agjencitë e spiunazhit të Amerikës për më shumë informacion rreth origjinës së virusit, i cili çoi në bllokime, trazira ekonomike dhe miliona vdekje. Është një pyetje me implikime të rëndësishme të brendshme dhe gjeopolitike ndërsa bota vazhdon të përballet me atë që la pas pandemia.
Senatori republikan Tom Cotton i Arkansas, kryetar i Komitetit të Senatit për Inteligjencën, tha të shtunën se ishte “i kënaqur që CIA arriti në përfundimin në ditët e fundit të administratës së Bidenit se teoria e rrjedhjes së laboratorit është shpjegimi më i besueshëm” dhe ai lavdëroi Ratcliffe që deklasifikoi dokumentin.