CIA tregon çfarë synon Putini

21 korrik 2022 | 09:14

Drejtori i CIA-së, William Burns, ka thënë se plani i Vladimir Putinit është “ta rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe botërore”.

Për ta arritur këtë, sipas tij, Putini dëshiron kontrollimin e shteteve fqinje, raporton BBC.

“Ai është i bindur se fati i tij si udhëheqës i Rusisë është të rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe. Ai beson se çelësi për ta bërë këtë është të rikrijojë një sferë ndikimi në fqinjësinë e Rusisë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë pa kontrolluar Ukrainën”, ka thënë ai.

Drejtori i CIA-së ka demantuar spekulimet që Vladimir Putin është i sëmurë me kancer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia më 21 korrik riktheu furnizimet kritike të gazit në…