CIA zbulon planin e Putinit për kundërofensivë në Kursk
Zëvendësdrejtori i CIA-s amerikane David Cohen, ka njoftuar se Vladimir Putin pritet të ndërmarrë një kundërofensivë në përpjekje për të rikthyer territorin në rajonin e Kurskut nga trupat ukrainase.
Sipas pretendimeve të tij, vendimi për rikthimin e Kurskut, do të jetë i vështirë për forcat ruse, pasi që Ukraina ka ndërtuar linjat mbrojtëse në atë zonë.
Ne mund të jemi të sigurt se Putini do të ndërmarrë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë atë territor. Unë mendoj se pritshmëria jonë është që kjo të jetë një luftë e vështirë për rusët. Putin, jo vetëm që do të duhet të përballet me faktin se ka një vijë të frontit brenda territorit rus me të cilën ai do të përballet, por ai duhet të përballet edhe me jehonën në shoqërinë e tij për faktin se kanë humbur një pjesë e territorit rus”, tha David Cohen për mediat amerikane.