Ciara dëshiron të ketë më shumë fëmijë
06 nëntor 2019
| 11:22
Ciara dhe Russell Wilson duan ta zgjerojnë familjen e tyre. “Nëse e pyesni Russellin, ne po flasim për tetë foshnja”, ka thënë ajo për “Extra”.
“Patjetër që pres të kemi më shumë fëmijë. Kemi kohë për këtë”, është përgjigjur në pyetjen e këtij mediumi. Çifti tashmë janë prindër të vajzës Sienna, dyvjeçare dhe Future, djali i Ciara me reperin Future. Ciara dhe Wilson festuan përvjetorin e tyre të tretë të martesës në korrik.