CIES publikon 50 lojtarët më të mirë, mungon Messi
04 prill 2020
| 19:04
CIES, Observatori botëror i futbollit, i specializuar në studimin statistikave, ka përpiluar renditjen e 50 lojtarëve më të mirë të vitit 2020 sipas vlerës bazuar në performancën në fushë të lojtarëve. Studimi merr në konsideratë 5 kampionatet kryesore, që kanë luajtur një numër të caktuar ndeshjesh.
Lajmi i bujshëm është padyshim, fakti që në të nuk bën pjesë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi. Ndërkohë rivali i tij, Cristiano Ronaldo ka zënë vetëm vendin e 27-të. Çudirat nuk përfundojnë këtu, teksa në vendin e parë renditet kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson.
Pas tij janë Kimpembe dhe Thiago Alcantara, ndërkohë që Mbappe renditet vetëm në vendin e 17-të, Van Dijk në të 18-in.