CIES: Qazim Laçi renditet i dyti në botë për asistime

25 shtator 2023 | 15:40

Futbollistët shqiptarë vazhdojnë shkëlqimin në kampionatet evropiane. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë Qazim Laçi, i cili luan në Sparta Pragën e Çekisë, po mahnit me paraqitjet e tij.

CIES ka publikuar një statistikë të fundit sa i përket produktivitetit në asistimet e dhëna deri tani, në të gjitha kampionatet në botë. Qazim Laçi mban vendin e dytë në botë, me 1.13 asistime të dhënë në 90 minuta.

Almoez Ali i Al Duhail renditet i pari në botë me 1.33 asistime, ndërsa në vendin e tretë, pas mesfushorit shqiptar, gjendet Alvaro Fernandes i Bragës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),  Ahmet…