Çiftet dhe kalendari i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

13 mars 2025 | 11:03

Bayern Munchen-Inter, Barcelona-Borussia Dortmund, Arsenal-Real Madrid dhe PSG-Aston Villa. Këto janë përballjet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Interi, e vetmja skuadër italiane ende në garë, do të sfidojë bavarezët e Kompanys: ndeshja e parë do të luhet në tokën gjermane më 8 prill, ndërsa e kthimit në “San Siro”, më 16 prill.

Nëse zikaltrit kalojnë më tej, në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e çiftit Barcelona-Borussia Dortmund, me gjermanët që ishin finalistët e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër të tabelës, e gjithë vëmendja do të jetë te Arsenal-Real Madrid, me “Topçinjtë” të përqendruar vetëm tek Evropa, pasi kanë humbur praktikisht shpresat për Premier Ligë.

Ndërkohë, PSG-ja vjen pas një suksesi të madh kundër Liverpoolit në 1/8-at dhe trajneri Luis Enrique do të përballet me bashkatdhetarin Unai Emery dhe Marco Asension, që dikur kanë qenë pjesë e klubit parisien.

Kalendari i çerekfinaleve:

E martë, 8 prill, ora 21:00
Arsenal-Real Madrid
Bayern Munich-Inter

E mërkurë, 9 prill, ora 21:00
PSG-Aston Villa
Barcelona-Borussia Dortmund

E martë, 15 prill, ora 21:00
Aston Villa-PSG
Borussia Dortmund-Barcelona

E mërkurë, 16 prill, ora 21:00
Real Madrid-Arsenal
Inter-Bayern Munich

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar…