Çiftet dhe orari i gjysmëfinaleve i Superkupës në Basketboll

08 shtator 2024 | 23:01

Ditën e sotme u mësuan emrat e dy ekipeve të fundit që siguruan gjysmëfinalen dhe kompletuan setin e katërshes.

KB Peja triumfoi sot ndaj KB Proton Cable Prizreni me rezultat 100-81, ndërkohë në duelin e fundit çerekfinal, KB Ylli triumfoi ndaj KB Bashkimit me rezultat 67-63, duke u kompletuar kështu katërshja gjysmëfinaliste.

Tashmë është mësuar edhe orari si dhe çiftet që do luajnë për të prekur finalen.

KB Peja dhe KB Prishtina do ta luajnë gjysmëfinalen e parë nesër, duke filluar nga ora 17:00.

Ndërkohë, KB Trepça dhe KB Ylli do ta luajnë gjysmëfinalen tjetër nesër, nga ora 20:00.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, pasi KB Bashkimi mori të drejtën e organizimit të këtij turneu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë…