
Çiftet homoseksuale në Australi mund të nisin martesat
09 janar 2018
| 17:45
Çiftet e gjinisë së njëjtë në Australi mund të martohen, pasi pengesat ligjore për to janë hequr.
Martesat e homoseksualëve janë bërë të ligjshme nga sot, me mbështetje të madhe të Parlamentit të Australisë.
Qeveria konservatore e Australisë ka bërë një anketë jo të detyrueshme për martesat e homoseksualëve dhe është zotuar se do ta kalojë legjislacionin për këtë çështje nëse australianët e mbështesin atë.
Ligjëvënsit e kanë miratuar masën muajin e kaluar, pasi 62 për qind e australianëve u kanë dhënë dritën jeshile martesave të seksit të njëjtë. (Rel)