Çiftet në radhë për një natë në shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës
23 janar 2020
| 11:43
Darkë romantike nën dritën e qirinjve, shërbëtorë personalë dhe pamje mahnitëse nga ballkoni në Verona. Të gjithë çiftet që duan të kalojnë një natë në shtëpinë e Romeos dhe Zhulietës tanimë kanë mundësinë ta jetojnë një përvojë të tillë falë kompanisë “Airbnb”.
“Casa di Giulleta” do t’i hapë dyert më 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit.
Të gjithë të dashuruarit që do të donin të flinin në shtratin historik, që është përdorur edhe në filmin e Franco Zeffirelli për Romeon dhe Zhulietën në vitet 1960, mund të aplikojnë duke ndarë historinë e romancës së tyre dhe të argumentojnë pse janë të ftuarit për destinacionin ikonik.