Çifti Beckham në krizë
13 dhjetor 2018
| 11:25
Përpjekjet e Victoria Beckhamit për të hequr një tatuazh dedikuar bashkëshortit të saj, David, duket se kanë rezultuar të suksesshme. Në mbrëmjen e “British Fashion Awards” ajo ka zbuluar se gjithçka është zhdukur dhe kanë mbetur vetëm disa shenja të vogla.
Victoria ka dashur që në vitin 2015 ta heqë tatuazhin i cili lexonte në gjuhën hebraike: “Unë jam e të dashurit tim dhe i dashuri im është i imi”.
Ky tatuazh bën pjesë në listën e atyre që Victoria i ka cilësuar si shumë të sikletshëm. Megjithatë, ky veprim nuk do të thotë se ajo dëshiron të distancohet nga Davidi, përkundrazi në ngjarjen e mbajtur ata janë shfaqur shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.