Çifti befason ndjekësit, blen vilë super luksoze vetëm me paratë nga Instagram

15 qershor 2020 | 17:36

Instagram është rrjeti social më i përdorur dhe për këtë arsye nëse përdoret si burim të ardhurash ka gjasë që paguan më mirë se kushdo tjetër.

Të paktën këtë kanë nxjerrë mësim çifti Jack Morris, 29 vjeç, dhe e dashura e tij Lauren Bullen, 27 vjeçe.

Dy të rinjtë janë blogerë në Instagram dhe vetëm Lauren ka thuajse 5 milionë ndjekës në llogarin ë saj, çka e gjithë kjo ‘famë’ virtuale u është përkthyer në fitime marramendëse.

https://www.instagram.com/p/B-RrcCGBcSU/?utm_source=ig_web_copy_link

Në një bisedë me ndjekësit e tyre, çifti zbuloi pamjet e vilës luksoze të cilën e kishin blerë dhe mobiluar me fitimet e nxjerra nga rrjetet sociale.

Jack nga Britania e Madhe dhe Lauren nga Australia, treguan se deri tani kishin shpenzuar në vilën e tyre plot 1.2 milionë euro.

29-vjeçari u shpreh: “Ne nuk kemi prindër të pasur. Vijmë nga familje me të ardhura mujore normale. Ne kemi fituar para vetëm përmes rrjeteve sociale. Ne bashkuam të ardhurat tona dhe blemë këtë shtëpi. Vërtetë mahnitëse apo jo?!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar të hënën një…