Çifti gjen thesarin e pabesueshëm që vlen 5 milionë paund
27 gusht 2019
| 11:15
Një çift që merret me zbulimin e metaleve, ka gjetur një nga depot më të mëdha të thesarit në historinë britanike, i cili besohet se vlen rreth 5 milionë paund.
Adam Staples dhe partnerja e tij Lisa Grace zbuluan gati 2 600 monedha antike që datojnë përpara 1 mijë viteve. Shumë prej monedhave janë në gjendje të mirë dhe mund të vlerësohen diku midis 1 000 dhe 5 000 paund secila. 2 571 monedhat e argjendit janë të përbëra nga pena e mbretit Harold II.
Ekspertët thonë se monedhat do të kishin qenë një shumë e konsiderueshme parash në atë kohë dhe i përkisnin një personi të rëndësishëm, të pasur, i cili ndoshta i varrosi për ruajtje.