Çifti i famshëm feston Shën Valentinin para kohe, zbulohet arsyeja

11 shkurt 2021 | 12:26

Çifti i famshëm feston Shën Valentinin para kohe, zbulohet

Teksa kanë ngelur edhe pak ditë nga dita e të dashuruarve, duket se këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex Rodriguez, e kanë festuar më herët Shën Valentinin.

Çifti i njohur është fotografuar të mërkurën teksa largoheshin nga një hotel. “Daily Mail” shkruan se 51-vjeçarja dhe 45-vjeçari kanë qenë duke festuar ditën e të dashuruave.

Çifti i famshëm feston Shën Valentinin para kohe, zbulohet

Arsyeja? Këngëtarja dhe aktorja e famshme më pas do të jetë e zënë në një projekt të ri filmi, në Republikën Dominikane.

Siç shihet edhe nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, JLo dukej shumë elegante me një fustan të bardhë me mëngë të tejdukshme. Gjithashtu ajo mbante veshur edhe një palë këpucë me taka shumë të larta, po të bardha.

Çifti i famshëm feston Shën Valentinin para kohe, zbulohet

Flokët kishte vendosur që t’i mbante të lidhura thjeshtë, si dhe nuk kishte harruar që të vendoste maskën mbrojtëse.

Nga ana tjetër, Rodriguez u shfaq me një bluzë gri dhe një maskë të zezë i cili mbuloi gojën dhe hundën, duke u mbrojtur nga Covid-19. Partneri i Lopez gjithashtu kishte veshur xhinse dhe atlete ngjyrë blu të markës “Nike”.

Çifti i famshëm feston Shën Valentinin para kohe, zbulohet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka…