Çifti i famshëm Mauro Icardi dhe Wanda Nara zyrtarisht të divorcuar

21 mars 2025 | 12:12

Pas një periudhe tensioni dhe shumë polemikash, Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë zyrtarisht të divorcuar. Ky vendim është marrë pas një procesi gjyqësor në Milano, ku Icardi ka kërkuar të ndahen pa i dhënë asgjë ish-bashkëshortes së tij. Futbollisti argjentinas ka përdorur si provë tradhtinë e Wanda Nara, duke paraqitur video dhe foto që tregojnë lidhjet e saj me tre persona të ndryshëm.

Me këtë lëvizje, Icardi ka synuar që në gjyqin e ardhshëm për ndarjen e pasurisë të mos i kalojë asnjëherë asnjë lek Wanda-s. Ky divorci ka pasoja edhe për kujdestarinë e dy vajzave të çiftit, për të cilat Icardi ka kërkuar të sigurojë të drejtat e rritjes, ndërkohë që ato aktualisht jetojnë me nënën e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka qëndruar shkurt te varri i babait…