Çifti i fejuar që u infektua me koronavirus në Londër lëshoi QKUK-në, po trajtohet në shtëpi!
16 mars 2020
| 22:40
Çifti i fejuar i ardhur nga Londra që rezultoi pozitiv në testin për koronavirus është liruar për trajtim në shtëpi.
Kështu kanë konfirmuar nga Klinika Infektive e QKUK-së.
“Çifti i ardhur nga Londra ka shfaqur simptoma të lehta të coronavirusit, mirëpo është liruar për vetizolim në shtëpi, por me mbikëqyrje nga mjekët”, tha mjeku i Infektivës për njërin nga televizionet tona.
Ndryshe, çifti i ardhur nga Londra njëri është nga Obiliqi e tjetri nga Korisha e Prizrenit.