Çifti kinez kundërshton ligjin, paguan 155 000 dollarë për të pasur 7 fëmijë
Një çift kinez ka paguar 155 000 dollarë tarifa në mënyrë që të ketë 7 fëmijë. Kjo është në kundërshtim me ligjin kinez, i cili kufizon çiftet të kenë dy fëmijë, raportoi Mandy Zuo për South China Morning Post.
Zhang Rongrong, 34 vjeç dhe burri i saj 39 vjeçar kanë pesë djem dhe dy vajza, nga mosha 1 deri në 14 vjeç.
Në kundërshtim me ligjin, çifti duhet t’i paguante qeverisë së tyre lokale “tarifat e mbështetjes sociale.”
Nëse ata nuk do të paguanin, pesë fëmijët e tyre shtesë nuk do të mund të merrnin dokumentet e identitetit.
Zhang, e cila drejton ndërmarrjet e kujdesit për lëkurën, bizhuteritë dhe veshjet në provincën Guangdong në Kinën juglindore, tha se donte shumë fëmijë, në mënyrë që mos ishte kurrë vetëm.
“Kur burri im është larguar nëpër udhëtime dhe fëmijët e mëdhenj kanë qenë larg duke studiuar, unë kam pasur fëmijët e tjerë rreth meje” thotë ajo.
Ajo tha se fëmija i shtatë do të ishte i fundit i tyre. Zhang shtoi se gjendja e tyre financiare ishte e qëndrueshme dhe të gjithë fëmijët e tyre ishin shumë të lumtur./oranews/