Çifti kthen pyllin në ‘jetë’, mbjellin dy milionë pemë
07 maj 2019
| 10:59
Një çift ka kthyer në jetë një pyll të shkatërruar duke mbjellë më shumë se dy milionë pemë në 20 vjet. Fotografi Sebastiao Ribeiro Salgado u tmerrua kur zbuloi se një zonë pyjore që iu përkiste prindërve të tij ishte shpyllëzuar tërësisht.
Kështu që ai dhe gruaja e tij, Leila, mbollën pemë në parcelën prej 1 745 hektarësh përreth fermës së familjes së tij, duke përdorur vetëm farëra nga ai rajon.