Çifti nga Kosova dyshohet se u vranë në banesën e tyre në Francë, deklarohet policia
Dyshohet se çifti ishte vrarë me thikë, derisa trupat e pajetë të tyre ishin gjetur nga fëmijët e tyre, siç raportojnë mediet franceze.
Një çift bashkëshortor nga Kosova raportohet se janë gjetur të vdekur të martën në banesën e tyre në Epinal të Francës
Akoma mbeten të paqarta rrethanat e rastit.
Nga Policia e Epinalit bëhet e ditur se hetimet po vazhdojnë.
Lidhur me rastin, prokurori publik i Epinalit do të mbajë një konferencë për media të prëmtën, tha zëdhënësi i policisë, Stéphane Herveux.
“Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar. Nuk mund të japim asnjë informacion. Prokurori Publik do të mbajë një konferencë për media të premtën më 29 prill 2022”-thuhet në përgjigje.
Sipas raportimeve të medieve në Francë, të ndjerët ishin prindër të shtatë fëmijëve nga mosha 5 deri 21 vjeç.