Çifti nga Sarajeva kërkon të adoptojë fëmijën që u lind nën rrënoja në Turqi
Pasi video tronditëse e një të porsalinduri të shpëtuar nga rrënojat në Siri bëri xhiron e botës, një çift i ri i martuar nga Sarajeva telefonoi dhe tha se do të donin të birësonin vajzën e vogël që mbeti pa të gjithë të afërmit e saj në tërmetin shkatërrues.
“Ju lutemi na ndihmoni ta arrijmë këtë fëmijë dhe t’i dhurojmë dashuri dhe ngushëllim të pafund. Të publikohet lajmi që të dihet se janë dy të rinj në Sarajevë që aktualisht nuk kanë fëmijë të tyre dhe që do të donin ta birësonin këtë foshnjë dhe t’i jepnin të gjithë dashurinë e mundshme në botës”, kanë thënë çifti për mediumin boshnjak Dnevni Avaz, transmeton Reporteri.
E porsalindura që u gjet ende e lidhur me nënën e saj nga kordoni i kërthizës dhe u nxor i gjallë nga rrënojat e një shtëpie në veri të Sirisë pas një tërmeti vdekjeprurës, aktualisht është nën kujdesin e mjekëve në një klinikë në Afrin.
“Fëmija tani është në gjendje stabile. Ajo ka disa mavijosje dhe gërvishtje në trupin e saj dhe mbërriti me hipotermi të rëndë, kështu që e ngrohëm dhe i dhamë kalcium”, tha pediatri Hani Maarouf.