Çifti norvegjez bëhen të parët në 1 000 vjet që martohen në një ceremoni tradicionale vikingësh
02 mars 2020
| 11:31
Të gjithë i kanë ëndrrat e tyre kur martohen dhe duan ta përjetojnë dasmën e tyre të ëndrrave, ku do të jenë princesha apo princër.
Por, një çift norvegjez ka dashur të bëjë diçka tjetër krejt të pazakontë, duke u bërë të sapomartuar në stil vikingësh.
Në këtë formë ata realizuan ceremoninë e parë në stilin e vikingëve, që realizohet në më se 1 ,000 vjet.
Rune dhe Elizabeth Dalseth nuk deshën një ceremoni të zakonshme, por shkuan afër një liqeni dhe gjithçka e realizuan sikur vikingët e vjetër, si para dhjetë shekujsh.