Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen e Kupës Evropiane për hendbollistë
21 tetor 2024
| 16:48
Gjyqtarët Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku në fundjavë kishte tjetër delegim evropian. Çifti Vitaku e drejtoi takimin e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë të zhvilluar në Shkup.
U përballën Alkaloidi i Shkupit dhe Dragunas Klaipeda nga Lituania. Fitore me rezultat 42:31 shënoi skuadra Alkaloid.
Çifti Vitaku e drejtoi ndeshjen me sukses të plotë. Të tjera delegime evropiane priten për zyrtarët kosovarë të ndeshjeve në javët e ardhshme.