Çifti Vitaku drejtoi ndeshjen evropiane në Turqi
14 tetor 2024
| 15:12
Çifti kosovar i gjyqtarëve me thirrje të EHF-së, Erdoan Vitaku e Arsim Vitaku, në fundjavë kishin angazhim evropian.
Dyshja Vitaku ishte e deleguar në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste në mes të skuadrës turke, Uskudar, dhe asaj kroate, Bjelovar.
Ndeshja u zhvillua në Turqi, ndërsa u fitua nga skuadra Uskudar me rezultat 32:24. Skuadra turke e kishte fituar edhe ndeshjen në Kroaci dhe avancon në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Arsim e Erdoan Vitaku tashmë kanë përvojë të gjatë në kupat evropiane. Delegime të tjera për këtë dyshe priten në xhirot e ardhshme.