![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/5-vitaku.jpg)
Çifti Vitaku në ndeshjen derbi të Ligës Evropiane
09 shkurt 2025
| 21:22
Çifti i gjyqtarëve të FHK-së, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, ka pasur tjetër angazhim evropian në fundjavë. Të shtunën dyshja Vitaku drejtoi ndeshje në Poloni, në kuadër të Ligës Evropiane për hendbolliste.
Ndeshja ishte e fazës grupore, ndërsa vuri përballë skuadrën polake Zaglebie Lubin dhe atë gjermane Blomberg-Lippe. Fitore me rezultat 29:27 shënoi skuadra polake Lubin. Ishte kjo kryendeshje e Grupit C.
Blomberg-Lippe mbetet në vendin e parë me gjashtë pikë, sa i ka tani edhe Zaglebie Lubin në vendin e dytë. Delegime të gjyqtarëve dhe delegatëve kosovarë në ndeshjet evropiane do të ketë edhe në javët e ardhshme.