Cikalleshi, afër Konyasporit
11 shtator 2020
| 15:06
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi pritet të ndryshojë skuadër. Akhisarpsor po humbet shumicën e futbollistëve, edhe për shkak të krizës financiare që kanë pasur.
Klubi turk dështoi të rikthehet në Superligë dhe lojtarët po dalin të lirë për shkak se nuk janë paguar.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare është një nga lojtarët e kërkuar në merkato dhe në mediat turke raportojnë se Konyaspor, ku më parë ka luajtur Alban Meha, po tenton ta transferojë kavajasin dhe pritet që të ketë të reja.