Cikalleshi mund të rikthehet në Arabinë Saudite
09 janar 2024
| 13:50
E ardhmja e Sokol Cikalleshit mund të jetë sërish Arabia Saudite. Oferta të shumta kanë ardhur në drejtimin e sulmuesit të Kombëtares kuqezi, ndër to edhe ish skuadra, Al-Khalej me të cilin luajti sezonin e kaluar.
Tashmë drejtuesit e Konyasporit do të lejojnë transferimin e futbollistit shqiptar sipas interesave të skuadrës. Ndërsa tek skuadra turke në formë huazimi është transferuar sulmuesi Umut Najir.
Ai luajti vetëm 118 minuta me Fenerbahçne dhe kontrata do të përfundojë më 30 qershor 2025. 30-vjeçari ka luajtur 4 herë për Kombëtaren dhe ka shënuar një gol.