Cikalleshi nënshkruan për Tractor FC

25 gusht 2024 | 17:45

Sokol Cikalleshin ka nisur pas 9 vitesh të kaluara në Turqi një aventurë të re në futbollin iranian duke nënshkruar për Tractor FC.

Sulmuesi shqiptar është prezantuar te Tractor Fc, ku erdhi si lojtar i lirë pas e mbylli kontratën para kohe me Konyasporin.

34-vjeçari, i cili para pak muajsh i dha fund dhe aventurës së tij me Kombëtaren e Shqipërisë është gati për një kapitull të ri në Iran.

Cikalleshi bëhet kështu shqiptari i dytë që do të veshë fanellën e Tractor pas para tij ka luajtur ish mbrojtësi i njohur shqiptar Ditmar Bicaj.

Cikalleshi ka bërë karrierë në klube si Iecheon United, RNK Split, Istanbul Basaksehir, Akhisar, Osmanlispor, Goztepe, Al Khaleej dhe Konyaspor. 

Në Shqipëri ai ka luajtur për Besën, Skndërbeun, Tianën dhe Kukësin. Për kombëtaren kuqezi ai ka luajtur 60 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona…