![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/cikalleshi.jpg)
Cikalleshi, pas tërmetit në Turqi, reagon: Zot, të lutem mbaj dorën!
30 tetor 2020
| 17:15
Një tërmet i fuqishëm ka goditur mesditën e sotme Turqinë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa s’dihet ende numri i personave që kanë humbur jetën. Paniku është i madh në shtetin turk për shkak të pasgoditjeve që vijojnë të tronditin vendin.
Sokol Cikalleshi është një nga futbollistët tanë që luan në Turqi me skuadrën e Konyaspor, i cili ka reaguar në rrjetet sociale. Ai lutet për të prekurit nga kjo fatkeqësi e madhe duke shkruar në Instagramin e tij: “Lutemi për Izmirin. Sytë janë te Zoti, të lutem mbaj dorën”.