Çikat e arta olimpike flasin nga vendlindja, falënderojnë pejanët për mbështetjen

03 gusht 2021 | 23:18

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi si dhe i tërë ekipi olimpik i xhudos janë pritur nga shumë qytetarë të Pejës pas ardhjes së tyre nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Distria Krasniqi ka falënderuar të gjithë popullin e Kosovës për mbështetjen që ua kanë dhënë në këto lojëra ndërsa Nora Gjakova tha se ta kesh një trajner si Driton Kuka nuk është e mundshme që të mos kesh sukses.

“Ne jemi shumë me fat që kemi lindur në qytetin e Pejës dhe e dini se ta kesh Tonin trajner nuk është e mundshme që të mos kesh sukses”.

“Ajo se çka na motivon më së shumti në klubin tonë “Ippon” na motivon të gjithëve dhe sukseset nuk arrihen vetëm”, është shprehur Gjakova, njofton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët…