Cikël historie

21 mars 2025 | 09:55

Sibel Halimi

Historia përsëritet si hije e rëndë,

në ciklin e së tashmes, në dheun pa mend.

Fjalët huazohen, premtimet thuren e të vërtetat zbehen.

Një pjesë toke, një gur i tharë,

një vijë në hartë, një emër i marrë.

Në emër të gjakut, të fisit, të zjarrit,

harrohet njeriu nën peshën e varrit.

Historia përsëritet si një jehonë,

e një kohe të ngrirë mes dhimbjes e të pathënës.

A jemi ne toka

nga e cila erdhëm

a fati ynë është rikthimi?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është Dita Botërore e Poezisë, e cila është shpallur…