Çiklisti Gino Mader bie në humnerë dhe humbet jetën

16 qershor 2023 | 15:29

Një tragjedi e rëndë ka prekur ditën e sotme sportin e çiklizmit. Çiklisti Gino Mader ka humbur jetën në turneun e çiklizmit në Zvicër pasi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i tij, Bahrein. Menjëherë pas këtij aksidenti të rëndë që pësoi çiklisti zviceran, u shtrua menjëherë në spital në gjendje shumë të rëndë.

Megjithatë, plagët që Mader kishte pësuar nga rënia nga humnera ishin shumë të rënda dhe nuk mundi dot të mbijetojë. Çiklisti Mader ishte i datëlindjes 4 janar i vitit 1997 (26 vjeç).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Ballkani është përforcuar me…