Çiklisti i aksidentuar u shpëtua nga një qen
08 gusht 2018
| 10:56
Martin Ion që pësoi aksident dhe mbeti i lënduar derisa po ngiste biçikletën në malin Semenic të Rumanisë është shpëtuar prej një qeni që i ndenji pranë për ta mbajtur nxehtë.
Me të rënë në gropë, ai theu legenin dhe një asht të shpinës, që ia pamundësuan lëvizjen dhe mbeti shtrirë në dhe të ftohtë.
“Sikur të mos ishte ky qen, Ion do të pësonte hipotermi dhe nuk do të mbetej gjallë”, ka thënë një mjek që i dha ndihmën e parë.