Cikloni “Harold” sjell shkatërrime në Fixhi
08 prill 2020
| 09:48
Një ciklon i fuqishëm goditi shtetin ishullor të Fixhit duke sjell shkatërrim dhe përmbytje në kryeqytetin e Suvas, në një kohë kur mijëra banorë janë mbyllur në shtëpitë e tyre nga frika e koronavirusit.
Cikloni Harold arriti fuqinë e tij maksimale ndërsa kalonte në jug të Fixhit në mesditë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe linja komunikacioni.
Sipas autoriteteve si pasojë e erës së fuqishme që shoqëronte ciklonin dhjetëra persona janë lënduar, por fatmirësisht nuk raportohet asnjë viktimë.
Banorët janë urdhëruar të qëndrojnë në banesat e tyre deri në një urdhër tjetër sepse vendi është vendosur në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit.