Cikloni “John” godet Meksikën
30 shtator 2024
| 08:44
Cikloni “John” ka goditur bregun jugperëndimor të Paqësorit të Meksikës.
Si pasojë numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 24. Kjo është bërë e ditur nga mbrojtja civile.
Reshjet e shoqëruara me erëra mbi 100 km/h shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje. Vendet më të prekura nga cikloni John janë Oaxaca, Guerrero dhe Michoacán.