Cila është detyra e parë e PSD-së sipas Dardan Molliqajt
10 maj 2018
| 18:33
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh zyrtar i lartë i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, është shprehur i sigurt se ky subjekt politik do ta luftojë korrupsionin dhe do ta zhvillojë ekonominë e vendit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se detyra e parë e PSD-së është largimi i PDK-së nga pushteti.
“Shumë i sigurt që së bashku do ta luftojmë korrupsionin dhe do ta zhvillojmë ekonominë e vendit. E natyrisht, këto nuk arrihen me PDK-në në pushtet. Prandaj largimi i PDK-së nga pushteti është detyra jonë e parë”, ka shkruar Molliqaj.
/Epoka e re/